FSHATI SELITË; TIRANË | VOLTAN XHANI DHE JUGERT XHANI (VËLLEZËR) NËN HETIM PENAL PARAPRAK SI POROSITËS SË VRASJES SË BUJAR NASUFIT (PËR ÇËSHTJE PRONËSIE ME VLERË 30 MIJË €).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18
- 1 min read

Fshati Selitë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të hetimit penal kanë në shqyrtim një pistë hetimore, sipas së cilës:
1- Z.Voltan Xhani dhe z. Jugert Xhani (vëllezër) rekrutuan një vrasës me pagesë për eleminimin fizik të:
a- Z. Bujar Nasufi.
Konflikti mes palëve ka lindur si pasojë e një shume prej rreth tridhjetë mijë € e xhiruar nga buxheti i shtetit për shpronësimin e një pasurie të patundshme, e cila, u prish për shkak të ndërtimit të aksit rrugor të njohur rëndom si “Unaza e Madhe”.
Nga të dhënat e vjela nga autoritetet e hetimit penal kjo pasuri e patundshme i përkiste të atit të z. Bujar Nasufi, por, ajo ishte shitur tek familja Xhani, me të cilët ishin fqinj.
Tashmë, vëllezërit Xhani janë arrestuar nga autoritetet e Posaçme të Drejtësisë Penale si subjekte që u përkasin strukturave të Krimit të Organizuar.
Vëllezërit Xhani janë gjithashtu subjekte të dyshuar edhe për vrasjen e:
1- Z. Elis Roshkodoli.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments