TIRANË | U ARRESTUAN OLTJON ASLLANI (VODOLLARI) DHE SERXHO BAJZA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ NJË AUTOMJETI KU GJENDESHIN DY SUBJEKTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Oltjon Asllani (Vodollari), me moshë 28 vjeç.
2 - Z. Serxho Bajza, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
• O. A (V)., 28 vjeç
• S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes.
Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A (V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios