TIRANË | KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI DISA PROJEKTLIGJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 2
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi projektligjet në rendin e ditës.
U miratua me 77 vota pro dhe 2 kundër projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare”.
U miratua me 78 vota pro dhe 1 kundër projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik”.
U miratua projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Turqi për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë”.
U miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022 për parqet teknologjike dhe shkencore” me 79 vota pro dhe 2 kundër.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” u rrëzua me 79 vota kundër dhe 4 pro.
Me 75 vota pro dhe 5 kundër u miratua projektligji për zgjedhjen z. Denar Biba si anëtar të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
U miratua me 78 vota pro projektvendimin për largimin e deputetes Aulona Bylykbashi nga funksioni i sekretares së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe caktimin e saj si anëtare tek Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
U miratua me 74 vota pro, 4 abstenim dhe 1 kundër projektvendimi për zgjedhjen e znj. Diana Dervishi si anëtare Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments