TIRANË | JULIAN MORINA (I NJOHUR EDHE SI LULZIM MORINA OSE LUL MORINA) U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË; KANOSJE TELEGRAFIKE NDAJ GAZETARIT TË ENTIT MEDIATIK “TIMONI.AL” ALMER TOSKA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 11 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurori në ngarkim të:
1- Z. Julian Morina (i njohur edhe si Lulzim Morina ose Lul Morina), me moshë 53 vjeç, sipërmarrës tregtar (me status prej investitori strategjik).
Ai konsiderohet doras në kanosje telegrafike ndaj:
1- Z. Almer Toska, gazetar (i entit mediatik Timoni.al).





Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kjo është përmbajtja e shkrimit të botuar në entin mediatik timoni.al , i cili, dyshohet se ka sjellë reagimin e z. Morina ndaj gazetarit Toska.
Shkrimi origjinal gjendet duke trokitur (klikuar) këtu, … 👇👇👇
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) po e boton shkrimin të plotë si më poshtë vijon, ... 👇👇👇
LUL MORINA “TRAFIKANTI I FEMRAVE” QË NGA DEMOKRAT U BË “USHTAR” I BELINDA BALLUKUT PËR DISA LEJE NDËRTIMI.

Investigim i portalit Timoni.al
Historia e Lul Morinës është një shembull i qartë sesi paratë e pista dhe lidhjet politike mund ta shndërrojnë një njeri me të shkuar të dyshimtë në një aktor të rëndësishëm në botën e biznesit dhe politikës shqiptare.
Në vitet ’90, Morina është përmendur për aktivitet kriminal në Itali, ku dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe trafik femrash.
Pikërisht nga ky aktivitet, ai siguroi kapitalin fillestar për t’u futur në fushën e ndërtimit, duke e pastruar imazhin e tij përmes investimeve të mëdha, por kurrë duke mos hequr dorë nga mënyra e vjetër e operimit, ku ligji është vetëm një pengesë që blihet ose shmanget.
Familja e tij ka qenë e lidhur ngushtë me Partinë Demokratike për më shumë se tre dekada, duke e pozicionuar Morinën si një njeri pranë strukturave blu.
Por kur interesi financiar dhe personal ka dominuar, ai ka ndryshuar kamp menjëherë.
Zgjedhjet e 11 majit e gjetën Morinën jo më si përkrahës të opozitës, por si ushtar të bindur të ministres Belinda Balluku.
Në këmbim të disa lejeve ndërtimi, Morina u angazhua në blerje votash për Partinë Socialiste në qarkun e Fierit, ku sipas denoncimeve të bëra publike, ka hedhur në lojë miliona euro.
Ky transformim nuk është as çudi dhe as rastësi, është thjesht ilustrimi më i qartë se si oligarkët ndërrojnë ngjyrat politike siç ndërrojnë këmishat, për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të siguruar mbështetjen e radhës.
Akuza të forta kundër tij ka bërë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili ka denoncuar ndërtimin pa leje të një godine nga 9 deri në 15 kate nga biznesmeni Morina.
Kjo nuk është thjesht një shkelje urbane, është një demonstrim i hapur i pushtetit që ka ndërtuar në kurriz të ligjit dhe në kurriz të qytetarëve.
Bardhi ka shtuar gjithashtu se Morina ka qenë i angazhuar në blerjen e votave në zonën e Dërmenasit, ku janë hedhur afro 4 milionë euro vetëm për të siguruar fitoren e socialistëve.
Dhe historia nuk mbaron këtu: një vendim i qeverisë, sipas denoncimeve, i hap rrugën Morinës të ndërtojë edhe një resort luksoz në jug të vendit, duke e shpërblyer për shërbimet politike që ofroi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi: Thanë se është ngritur pallat 9-12 kate dhe se duhet të shkojë në burg ai që e ka ndërtuar.
Media e zbardhi menjëherë dhe prona ishte e Lul Morinës apo Julian Morinës se këta kanë shumë emra.
Jo vetëm që zotërisë nuk i ndodhi asgjë për 9 a 15 kate pa leje, por zonja e mori dhe në Fier, i ngarkoi dhe 17 qendra votimi, i tha që lekët nga ndërtimi do i përdorësh për vota, në Dërmanas, me vendim të KKT do të jap të ndërtosh dhe një resort në bregdetin e jugut.
Lul Morina është kosovar i Fierit. Është zona më e djathtë e PD, llogaritet se janë hedhur 4 mln euro para korrupsioni.
Është biznesmen që ka ndërtuar ndërtim pa leje, ka përfituar nga një vendim i KKT, bën resort në jug dhe blen vota.
Leja e ndërtimit për Lul Morinën: 👇👇👇

Rasti i Lul Morinës nuk është thjesht historia e një individi me të shkuar kriminale që u pastrua në ndërtim dhe sot shfaqet si biznesmen i fuqishëm.
Është treguesi më i pastër i mënyrës sesi pushteti në Shqipëri i hap dyert trafikantëve, oligarkëve dhe personazheve të botës së errët, duke i shndërruar në instrumenta politikë dhe duke i shpërblyer me prona, leje ndërtimi dhe privilegje të tjera.
Kjo tregon një krizë të thellë të sistemit, ku krimi i organizuar dhe politika nuk janë më dy botë të ndara, por dy faqe të së njëjtës medalje.
Në një vend normal, një figurë si Lul Morina do të ishte nën hetim penal dhe i përjashtuar nga çdo aktivitet publik e ekonomik, ndërsa në Shqipëri ai jo vetëm që nuk ndëshkohet, por promovohen si të suksesshëm dhe përdoren si instrument për blerjen e zgjedhjeve.
Pyetja që mbetet është: deri kur shqiptarët do të pranojnë që e ardhmja e tyre të bjerë në duart e trafikantëve që blihen e shiten sipas interesave të ditës?
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmjes, veçanërisht ato të debateve politike, të përfshihen gjithnjë e më shumë emisione komerciale!
Këto emisione transmetojnë investime dhe intervista me personazhe të ndryshëm kundrejt pagesës, duke vepruar si reklama.
Nga ana tjetër, opinionit publik i shiten si arritje apo figura të suksesshme në fushën e biznesit.
Fatkeqësisht, ndonjëherë promovohen edhe individë me të kaluar të dyshimtë.
Një rast i tillë ndodhi në emisionin “Top Story”, ku u intervistua shtetasi/biznesmeni Julian, alias Lulzim ose Lul Morina.
Një figurë kontroverse dhe financues i Partisë Demokratike, kohët e fundit edhe i Partisë Socialiste, dhe mik i vëllait të kryeministrit, e jo vetëm!
Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte niveli intelektual i tij, i cili dukej të ishte i barabartë ose më i ulët se ai i ish-deputetes gazmore të “kërperates”.
Ishte aq shumë i mahnitur nga puna e Kryeministrit Rama, sa nuk ndalej së përmenduri shtrimin e rrugëve dhe trotuareve.
Megjithatë, nuk thoshte “trotuar”, por “tortuar”, përveç gafave të tjera që bënte.
Gjithsesi, mendoj se para se të ftohen persona të tillë, duhet të konsultoheni me gazetarët e kronikës.
Ju të “Top-it” keni Anila Hoxhën, e cila mund t’ju informojë për këto lloj personazhesh!
Mos promovoni në media njerëz me të kaluar të dyshimtë që paraqiten si biznesmenë të suksesshëm, sepse rrjetet sociale tashmë janë mbushur me “infeksione” të tilla!
Në fund, dua të rendis disa pyetje që nuk iu bënë Julian alias Lulzim ose Lul Morinës në emisionin “Top Story”, për të kuptuar më mirë kush është ky “biznesmen” i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë në Shqipëri:
1. Si e bëre milionin e parë?
2. Çfarë biznesi ke bërë në Itali dhe jo vetëm? A ke shitur “jonxhë”, “miell” apo “kofsha pule”?
3. Sa herë je hetuar dhe dënuar jashtë Shqipërisë?
4. Për çfarë akuze je dënuar në Itali?
5. Me çfarë biznesi ke filluar në Shqipëri?
6. Ku janë prokurorët dhe gjyqtarët me të cilët punoje si “avokat” në Fier, Tiranë?
7. Nga vinin të ardhurat me të cilat ke blerë prona?
8. Sa kredi ke marrë në banka?
9. Për çfarë arsye i ke dhënë “dhuratë” 80 mijë euro gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në kohën kur ky i fundit ishte ministër?
10. Po transaksionin e dytë, dhurata për bashkëshorten e Tahirit, për çfarë arsye ia ke bërë?
11. Për çfarë je marrë në pyetje dy herë nga SPAK-u dhe çfarë ke deklaruar për këto transaksione?
12. Kur të erdhi dosja nga Italia, kush të njoftoi dhe çfarë rruge ndoqe?
13. Kush të dha miratimin për ndërtimin e pallatit 10-katësh pa leje në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj apo Kryeministri Edi Rama?
14. Kush të mbrojti që nuk u arrestove për ndërtimin e pallatit 10-katësh pa leje, kur dihet që në Shqipëri për ndryshimin e dritareve policia ka arrestuar qytetarë të thjeshtë?
15. Cili prokuror t’i mbylli çështjet në Shqipëri?
16. Si ndihesh si i pandehur dhe çfarë mund të thuash për akuzën tashmë zyrtare ndaj teje për ndërtimin e paligjshëm të pallatit 10-katësh në Tiranë?
17. Po për procedimin tjetër për ndërtim të paligjshëm, ke ndonjë koment?
18. Elozhet për Kryeministrin Ramën i thua sepse të dhuroi tokë publike në Dhërmi nën siglën e “investitorit strategjik”, apo pagove për atë tokë?
19. Çfarë biznesi të lidh me personazhe të njohur që kanë gjetur strehë në Dubai, ku keni investuar së bashku?
Me datë 9 tetor 2023 biznesmeni i njohur Juljan Morina i njohur ndryshe edhe me emrin Lul Morina është paraqitur në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me një shumë prej 80 mijë eurosh që ia kishte dhënë bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri.
Në fakt duhe thënë që Morina nuk është një emër i panjohur më parë.
Përmendim ekspozimin e jetës luksoze në rrjetet sociale, dyshimet mbi veprimtarinë e tij të biznesit si dhe lidhjen me persona që janë të përfshirë në skema mashtrimi dhe jo vetëm.
Në shtator të vitit të kaluar, Lul Morina ishte objekti veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje.
Morinës iu sekuestrua një pallat 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje.
Kryeministri Edi Rama tha se ngritja e pallatit të paligjshëm ishte lejuar nga një shef komisariati, duke ngritur dyshime për një ndikim të mundshëm të biznesmenit Morina.
Por Lul Morina u bë i”famshëm” që në vitin 2019, pasi dy vëllezërit indianë Sandesara, të lakuar në gjithë botën për skandalin e pastrimit të 1 miliard dollarëve përmes kredive bankare blenë gjysmën e aksioneve nga biznesmeni Morina.
Ndërkohë që India i akuzonte dhe i kishte vënë në hetim për pastrim parash, ata vijuan të qetë rrugën e investimeve në Shqipëri.
Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta,pavarësisht se drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash.
Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa në dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.
Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.
Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera ndërtimi si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.
Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.
Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana.
Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana.
“Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës.
Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve.
Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete.
Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.
Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj.
Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.
Pasuria e Juljan Morinës me baza të dyshimta.
Lul Morina ka ngritur një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro mbi baza të dyshimta dhe të mistershme, ku përfshihet edhe hoteli Radisson në Tiranë.
Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.
Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve.
Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance.
Në vitin 2012, Morina i blen Besnik Serdanit kompaninë Xheluks Construksion, për 100 mijë lejë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë në Tiranë.
Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik, shkruan “Prapaskena”.
Në vitin 2018., Lul Morina i blen Jorgji Ruçit kompaninë “Drymades Dream”, për 7.5 milionë lekë, duke ndërtuar më pas resorte më vlerë miliona euro.
Çuditërisht edhe kjo komapni kishte si objekt import/eksport të fruta/perimeve.
Disa muaj më pas, Lul Morina, me këtë kompani, hyn në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, në kërkim për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.
Me anë të këtyre kompanive që i ka blerë me më pak se sa 10 milionë lekë, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lekë dhe ka investuar dhjetëra milionë euro në pasuri të paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke blerë jaht, makina të shtrenjta etj.
16 mijë m2 ndërtim pa leje.
Në 8 Shtator të vitit 2022, zv.kryeministrja Belinda Balluku shprehu habinë e saj për një pallat të tërë pa leje, gjatë një vizite inspektuese për ndërtimet e paligjshme.
“Ky është shembulli më flagrant simbolikë e shkleses së ligjit.
Dy kate nën tokë dhe 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa asnjë letër.
Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne”, tha Balluku, duke iu referuar godinës së ndërtuar nga “Xheluks Konstruksion” në zonën e Liqenit të Thatë.
Menjëherë pas këtij konstatimi, Komisariati nr.1 i Policisë së Tiranës, i cili mbulon zonën e Farkës, referoi në Prokurorinë e kryeqytetit materialet në ngarkim të ndërtuesit Morina dhe kompanisë së tij, “Xhelus Konstruksion”.
Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Tiranës zbuloi sipërfaqe ndërtimore pa leje edhe në tre godina në ndërtim nga “Xheluks Konstruksion”, konkretisht dy pallate ngjitur me 7-katëshin në zonën e Liqenit të Thatë dhe një tjetër në zonën e “Rrugës së Elbasanit”.
Nga ekspertiza e porositur për këtë hetim u konstatuan:
– Në objektin “Godinë banimi dhe shërbimi” 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesë ndërtimi prej 5866.88 m2.”;
– Tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500 m2.;
– Tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 6 kate me 2 dhe 4 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 3065.88 m2.;
– Ndërsa pallati 7-katësh tërësisht pa leje, në zonën e Liqenit të Thatë, kishte një sipërfaqe prej 4.622 m2.
Në total, sipërfaqja ndërtimore pa leje në 4 godinat e ngritura nga “Xhelus Konstruksion” arrinte në 15.974.88 m2 (afërsisht 16 mijë metra katrorë).
Gjithashtu, ekspertiza ka konkluduar se shtesat pa leje janë ndërtuar në zbatim të kushteve të rregullta teknike dhe nuk ka arsye për t’u prishur.
Çfarë deklaroi Morina?
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje biznesmenin Lulzim Morina, i cili, sipas informacioneve që ka siguruar “Boldnews.al”, duket se është treguar i rezervuar.
Ai është mjaftuar me faktin se ka aplikuar për legalizimin e sipërfaqes ndërtimore pa leje, kërkesa e cila nuk është pranuar nga Agjencia e Kadastrës.
Po ashtu, Julian Morina ka deklaruar se sipërfaqja ndërtimore e konstatuar pa leje “tashmë është në fazën e konfiskimit për interes publik, si edhe hartimit të kontratave përkatëse me Ministrinë e Financave”, në zbatim të një Vendimi të Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje.
Prokuroria mori fillimisht në pyetje edhe drejtuesin teknik të kompanisë “Xheluks Konstruksion”, inxhinjerin A. Qose.
Por, në një periudhë të mëvonshme kohore, kur për interesat hetimore u bë e nevojshme ripyetja e tij, ky proces nuk u realizua, pasi inxhinjeri kishte ndërruar jetë.
© Copyright | Timoni.al
Comments