TIRANË | ISH-PRESIDENTI I ARRESTUAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR META (METAJ) KA DEPOZITUAR KËRKESË NË GJKKO; OFRON GARANCI PASURORE PESË MILIONË LEKË TË RINJ PËR NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Ish-Presidenti i arrestuar i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta (Metaj), me masë sigurimi “arrest në burg”, ka depozituar kërkesë proceduriale penale në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), me anë të së cilës, ofron garanci pasurore prej pesë (5) milionë lekësh të rinj, për të zëvendësuar masën e sigurimit (më të rëndën që parashikon Kodi shqiptar i Procedurës Penale) me një më të butë.
Ish-Presidenti Meta (Metaj) u arrestua në muajin tetor të vitit 2024 dhe qysh atëhere gjendet në burg, i dyshuar si i përfshirë në shkelje penale të lidhura me:
1- Korrupsionin (në lidhje me çështjen CEZ-DIA).
2- Korrupsionin në kontratën lobuese të ish-subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) në ShBA-ës; Prokuroria e Posaçme (SPAK) pretendon se z. Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, znj. Monika Kryemadhi, nuk kanë deklaruar shuma parash të mëdha (rreth 460 mijë $) të përdorura për lobim përmes kompanive “McKeon Group” dhe “GSIS LLC” gjatë viteve 2016-2017.
3- Pastrim parash.
4- Fshehje pasurie.
Aktet proceduriale penale në ngarkimin e tij tashmë kanë kaluar për gjykim penal së bashku me ato të ish-bashkëshortes së tij, znj. Monika Kryemadhi dhe të disa subjekteve të tjerë.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments