top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK-u MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE PËR ISH-PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR META (METAJ); ISH-DEPUTETEN MONIKA KRYEMADHI; FATIME KRYEMADHIN; PIRRO XHIXHON; EMA ÇOKUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29
  • 3 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbylli hetimet penale paraprake dhe dërgoi akte penale për zhvillim gjyqi paraprak ndaj:

1- Ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë (njëkohësisht Kryetar i subjektit politik pushtet-kërkues Partia e Lirisë) Ilir Meta (Metaj).

2- Ish-Deputetes Monika Kryemadhi.

3- Znj. Fatime Kryemadhi.

4- Z. Pirro Xhixho.

5- Znj. Ema Çoku.


Ata/ato ishin subjekte në hetim penal paraprak të dyshuar si të përfshirë në:

1- Korrupsion.

2- Pastrim parash.

3- Fshehje pasurie.


Për shkelje penale të lidhura me:

1- Aferën CEZ-DIA.

2- Lobimin në ShBA-ës.


Njoftim | SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 55 të vitit 2019


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë,  procedimin penal nr. 55/2019, në ngarkim të të pandehurve:


Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të  Kodit Penal.


Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.


Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.


Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.


Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.


Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.


Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale,  dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.


Episodet e dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër.


Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page