TIRANË | GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTOI DËNIM PENAL NDAJ ISH-KRYETARIT TË BASHKISË SË FINIQIT LEONIDHA HRISTO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi dënim penal me katër (4) vjet heqje lirie ndaj:
1- Ish-Kryetarit të Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo.
Për shkak të gjykimit të gjykimit të shkurtuar është ulur përfundimisht në dy (2) vite heqje lirie.
Ai u shpall fajtor për veprën penale të parashikuar si:
1- “Shpërdorim detyre”, lidhur me abuzime në procedurat e prokurimit publik, me një dëm të dyshuar që arrin rreth 77 milionë lekë.
Hetimet penale paraprake të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbuluan se gjatë periudhës 2017-2019 janë kryer procedura të dyshuara të rreme tenderash, me qëllim favorizimin e subjekteve të paracaktuara.
Ai ka qenë gjithashtu kandidat në zgjedhjet vendore të vitit 2023, si pjesë e koalicionit politik “Bashkë Fitojmë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments