TIRANË | GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR KALOI PËR GJYKIM AKTET PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË MJEKUT EDVIN PRIFTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kaloi për gjykim aktet proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Edvin Prifti, mjek zemre (kardiolog).
Z. Prifti ka denoncuar botërisht vaksinimin e detyrueshëm dhe efektet e këqija të vaksinave në organizëm.
Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 09.02.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Edvin M. Prifti, akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 paragrafi i dytë i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (7 herë), parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, para ndryshimeve që janë bërë me ligjin nr. 43 të vitit 2021, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, paragrafi i parë, gërma b, i Kodit Penal.
2. Në seancën e datës 24.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 9, datë 24.12.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Edvin M. Prifti, akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 paragrafi i dytë i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (7 herë), parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, para ndryshimeve që janë bërë me ligjin nr. 43 të vitit 2021, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, paragrafi i parë, gërma b, i Kodit Penal.
2. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me një tjetër trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
3. Në bazë të nenit 332 gërma ë, e K.Pr.Penale, urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë të gjitha aktet dhe provat që shoqërojnë kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, duke përjashtuar deklarimet si dhe të gjitha aktet që janë marrë në seancë paraprake.
4. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





































Comments