top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO-ja I DHA DY MUAJ SHTESË PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) PËR TË PËRFUNDUAR HETIMET PENALE PARAPRAKE NDAJ MJEKUT EDVIN PRIFTI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 4, 2025
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) i dha dy muaj shtesë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të përfunduar hetimet penale paraprake ndaj mjekut Edvin Prifti.

 

Gjyqtarja e çështjes, Elsa Ulliri, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur këtë të martë (04.02.2025) kërkoi që prokurori Sotir Kllapi të ribëjë aktin e ekspertimit financiar, ndërkohë që seanca tjetër gjyqësore u caktua për në datën 7 prill të vitit 2025.

 

Në muajin shkurt të vitit 2024, SPAK-u mbylli hetimet penale paraprake dhe paraqiti kërkesë në GJKKO për zhvillimin e gjykimit paraprak ndaj mjekut Edvin Prifti.

 

Ndaj tij janë ngritur katër akuza:

1- “Korrupsion pasiv” në 7 raste.

2- “Vjedhje e kryer duke shfrytëzuar detyrën”.

3- “Fshehje të ardhurash”.

4- “Pastrim parash”.

 

Prokurorisë së Posaçme iu deshën katër vjet hetime paraprake për të mbyllur aktet proceduriale penale në ngarkim të ish-shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI SANXHAK; KURBIN | KLODIAN NDOJ U ARRESTUA.

Fshati Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klodian Ndoj, me moshë 47 vjeç. Njo

 
 
 
BESIANË (PODUJEVË) | ELHAMI QITAKU U ARRESTUA.

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Elhami Qitaku, me moshë 23 vjeç. Gjatë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page