TIRANË | GJKKO: NUK NDRYSHOHET MASA E SIGURIMIT “ARREST NË BURG” NDAJ ISH-PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR META (METAJ).

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner, të infiltruar në rangjet e larta të shtetit shqiptar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hodhi poshtë kërkesën proceduriale penale të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Metaj (Meta) për të ndryshuar masën më të ashpër të sigurimit vetjak “arrest në burg” në një tjetër më të butë.
Sipas avokatëve të tij, çështja penale në ngarkim të tij është në gjykim penal dhe se nuk ka arsye që ai të mbahet nën masën më të rëndë proceduriale penale.
Autoritetet e posaçme të gjykimit penal i qëndrojnë fanatikë bindjes se ka ende prova dhe dëshmitarë që mund të kërcënohen për dëshimitë që kanë kanë lëshuar kundër tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments