top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | FORCOHEN KAPACITETET OPERACIONALE DHE HETIMORE TË POLICISË SË SHTETIT NË KUADËR TË PROJEKTIT “EU4FAST”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 50 minutes ago
  • 1 min read
TIRANË | FORCOHEN KAPACITETET OPERACIONALE DHE HETIMORE TË POLICISË SË SHTETIT NË KUADËR TË PROJEKTIT “EU4FAST”.

Tiranë, Shqipëri | Forcohen kapacitetet operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të projektit EU4FAST.


Pajisje, mjete logjistike bashkëkohore dhe automjete, në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor - EU4FAST”, iu dorëzuan Policisë së Shtetit.


Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të Ambasadës Franceze, ambasadave partnere të projektit, si dhe përfaqësues të organizatave dhe strukturave të përfshira në zbatimin e tij.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Policinë e Shtetit, duke theksuar se ky donacion do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve për hetimin e krimit kibernetik, menaxhimin e kufijve dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe në rritjen e efektivitetit të punës operacionale në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kontrabandimit të migrantëve.


Përmes projektit EU4FAST, Bashkimi Evropian vijon të mbështesë forcimin e strukturave ligjzbatuese, menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin gjyqësor, në funksion të goditjes së rrjeteve kriminale, mbrojtjes së personave vulnerabël dhe garantimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.


Pajisjet e dorëzuara përfshijnë licenca të programit “Mercure”, për hetimin e krimeve kibernetike dhe analizën e riskut, skanerë portativë CTMS për dokumente dhe mjete për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, një furgon të dedikuar për transportin e migrantëve, si dhe një automjet në mbështetje të hetimeve të Policisë Shkencore në vendngjarje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page