top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ERALDO FIZI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET SUBJEKT QË SHTYU XHUANA NIKOLLIN TË VRISTE VETEN ME FOSTOKSINË DUKE USHTRUAR DHUNË VERBALE DHE FIZIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
E ndjera
E ndjera

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Eraldo Fizi, me moshë 25 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në krijim kushtesh dhe rrethanash për vetëvrasjen e ish-bashkëshortes së tij, znj. Xhuana Nikolli, me të cilën ishte martuar në vitin 2025, por, ishte divorcuar para disa muajsh.

Subjektet objekt procedurash penale
Subjektet objekt procedurash penale

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë fotoksinë.


Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital.


Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page