top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: ELTON LIKA (I NJOHUR EDHE SI FATJON LIKA) U ARRESTUA | VJEDHJE 10 MIJË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elton Lika (i njohur edhe si Fatjon Lika), me moshë 42 vjeç.

 

Njoftim | Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.


Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë, lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari.


Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E. (F.) L., 42 vjeç.


Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.


42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page