DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KLEVIS QOSE ORGANIZOI NJË TRYEZË BASHKËPUNIMI ME KOMUNITETET FETARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 10, 2025
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, të Republikës së Shqipërisë, Klevis Qose, organizoi një tryezë të rëndësishme bashkëpunimi me përfaqësues të komuniteteve fetare.
Atje u diskutua roli i fesë në sistemin penitenciar dhe ndikimi i saj në rehabilitimin e subjekteve të burgosur.
Në takim morën pjesë subjekte të shquar nga komunitetet fetare të ndryshme, konkretisht:
1- Z. Tauland Bica nga Komuniteti Mysliman.
2- Atë Nikolla Kodheli nga Kisha Ortodokse Autoqefale.
3- Dom Kreshnik Ivan, kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës.
4- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
5- Z. Ergjest Biti nga Vëllazëria Ungjillore.
Ata theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe ri-integrimin e të burgosurve.
Ata diskutuan se si praktikat fetare ofrojnë mbështetje shpirtërore, qetësi dhe forcë për të kaluar vështirësitë e jetës në burg, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më paqësor dhe më të harmonishëm brenda institucioneve penitenciare.
Në fjalën e tij, Drejtori Qose vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve të feve dhe theksoi se bashkëpunimi ndërfetar është një urë që lidh e forcon shpirtin, duke nënvizuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë.
“Ky bashkëpunim mes institucioneve fetare dhe atyre penitenciare është një hap i rëndësishëm për forcimin e rehabilitimit dhe rigjallërimin shpirtëror të të burgosurve, duke krijuar mundësi më të mira për ri-integrimin e tyre në shoqëri”, tha z. Qose.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments