TIRANË | AMBASADORI I BASHKIMIT EUROPIAN SILVIO GONXATO (GONZATO): SISTEMI KA NEVOJË TË PLOTËSOJË TË GJITHA VENDET VAKANTE DHE TË PËRMIRËSOJË EFIKASITETIN E TIJ PËR T’U SHËRBYER MË MIRË QYTETARËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 59 minutes ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonxato (Gonzato), zhvilloi takim me Presidentin e Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, si edhe me prokurorin Ledion Tema, ku në fokus ishin zhvillimet në sistemin e prokurorisë dhe forcimi i reformës në drejtësi.
“Një sistem prokurorie i pavarur dhe plotësisht funksional varet nga njerëzit të cilëve u është besuar ta mbajnë atë në këmbë.
Sot, më shumë se kurrë, sistemi ka nevojë të plotësojë të gjitha vendet vakante dhe të përmirësojë efikasitetin e tij, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.
BE-ja mbështet punën e Shoqatës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për ruajtjen e frymës së saj”, tha Ambasadori Gonzato.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments