THIKA TRYEZE TË PERIUDHËS SË RILIDJES ME NOTACION MUZIKOR TË GDHENDUR NË TEHET E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | Thikat e shërbimit të Rilindjes me notacion muzikor të gdhendur në tehet e tyre, të përdorura për të kënduar lutje para dhe pas vakteve.
Këto thika, me shumë mundësi të prodhuara në Itali rreth vitit 1550, ishin pjesë e kompleteve ku secila thikë përfaqësonte një pjesë zëri në një pjesë korale shumëzërëshe.
Njëra anë e tehut mban: “Benedictio mensae” (bekimin e tryezës), që këndohet para vaktit: “Quae sumpturi sumus bene dicat trinus et unus” (Tre-në-një e bekoftë atë që do të hamë).
Ana tjetër përmban: “Gratiarum action” (thënia e hirit), që këndohet pas: “Pro tuis deus beneficiis gratias agimus tibi” (Të falënderojmë, o Zot, për bujarinë tënde).
Notacioni muzikor në thika është polifonik, me dy komplete të njohura; Grupi A (gjashtë pjesë zëri) dhe Grupi B (katër pjesë zëri).
Pavarësisht emrit të tyre, thikat nuk janë një artefakt i vetëm, por një set takëmesh të specializuara të projektuara për të shërbyer si pjesë të librit - instrumente muzikorë në një kontekst shoqëror dhe shpirtëror.
Ato janë jashtëzakonisht të rralla, me vetëm 20 shembuj të njohur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments