top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NDRE MJEDA | PËRMBI ZA QË LSHON BYLBYLI; GJUHA SHQYPE M’SHUNGULLON; PËRMBI ER’ QË JEP ZYMBYLI’ PA DA ZEMREN MA NGUSHLLON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Përmbi za që lshon bylbyli,

gjuha shqype m’shungullon;

përmbi er’ që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.


Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,

ku e shkoj jetën tash sa mot,

veç për ty m’rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ të bukra me themel

por prap’ kjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave iu del.


Ku n’breg t’Cemit rritet trimi

me zbardh, Shqype, zanin tand,

e ku Drinit a burimi

që shpërndahet kand e kand.


Geg’ e tosk’, malsi, jallia

jan’ nji komb, m’u da, s’duron;

fund e maj’ nji a Shqypnia

e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.


Qoftë mallkue kush qet ngatrrime

ndër kto vllazën shoq me shoq,

kush e dan me flak’ e shkrime

çka natyra vet’ përpoq.


Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera

si nj’bij’ kjo që pa prind mbet:

për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,

s’t’kishte kush për motër t’vet.


E njat tok’ që je tue gzue,

e ke zan’ tash sa mij’ vjet,

shqyptaria, që mbet mblue

sot nën dhe, edhe shqyp flet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page