TERROR NË FROSINONE | 4 SHQIPTARË U QËLLUAM ME ARMË ZJARRI: 1 VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 9, 2024
- 2 min read
Frosinone, Itali | Një nga katër personat e plagosur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri pak para orës 19:30, në lokalin Shake, në rrugën Aldo Moro, në zonën tregtare të Frosinones, ka ndërruar jetë.
Vdekja ka ndodhur në trotuarin në hyrje të lokalit, ku 118, personeli shëndetësor u përpoq ta ringjallte pacientin por pa sukses.
Megjithatë, tre të plagosurit e tjerë nuk ishin rëndë dhe të gjithë u dërguan në urgjencën e spitalit Spaciani (Spaziani).
Viktimat ishin ulur në një tavolinë në restorant, dy prej tyre mbërritën me një Lancia Ypsilon pak para orës 19:30 dhe filluan të debatojnë me ta.
Pas disa shakash, njëri nga burrat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me shpejtësi një sërë të shtënash, duke goditur të katër personat në tavolinë.
Njëri prej tyre ka mbetur i palëvizur në tokë, tre të tjerët kanë tentuar të mbulohen, ndërsa dy sulmuesit kanë ikur në këmbë.
Ky është rikonstruksioni i pjesshëm i bërë deri tani nga policia e përfshirë në hetimin e pritës së mbrëmjes së sotme ndaj katër qytetarëve shqiptarë që ndodheshin në lokalin Shake.
Vendi ishte plot me klientë dhe ishin ata që siguruan elementët mbi të cilët po punon tani komisari i policisë Domeniko Kondelo (Domenico Condello).
Përpjekjet për të ringjallur të plagosurin më rëndë ishin të kota: ai u deklarua i vdekur pas të paktën njëzet minutash masazh kardiak të kryer nga mjekët në trotuarin në hyrje të lokalit (dhe jo në spital siç u tha fillimisht).
Viktima u identifikua dhe pak pas orës 20:30 familjarët mbërritën nëpërmjet Aldo Moro dhe policia i ka shoqëruar tashmë në komisariat për të rindërtuar kontekstin në të cilin ndodhi krimi.
Lancia Ypsilon e braktisur në rrugën Aldo Moro është sekuestruar, policia po kontrollon se kujt i përket dhe nëse është marrë me qira.
Prefekti i Frosinones Ernesto Liguori ka mbledhur për nesër në mëngjes Komitetin për rendin dhe sigurinë publike, me të cilin, do të bëjë një bilanc të situatës së krimit në kryeqytetin Kiokiaria (Ciociaria) pas pritës së bërë pak para orës 19:30 të mbrëmjes së sotme në lokalin Shake in mu në qendër, ku një shtetas shqiptar mbeti i vrarë dhe tre bashkatdhetarë të tij u plagosën nga dy persona të cilët mbërritën me një makinë, e cila më pas u braktis.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj vetëm se nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë së Frosinones Riccardo Mastranjeli (Mastrangeli) pak më parë, i cili ka mbërritur në vendin e krimit dukshëm i mërzitur.
Ditët e fundit tashmë kishte një komision dhe kishte shqyrtuar valën e krimit në disa komuna të krahinës.
Pas disa orësh, dy persona kishin sulmuar, rrahur dhe grabitur këshilltarin e financave Adriano Piaçentini (Piacentini) teksa kthehej në shtëpi në banesën e tij, duke e lënë në tokë të gjakosur pasi i kishin hequr nga kyçi i dorës orën me vlerë të konsiderueshme financiare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments