TENSIONE TË FORTA DIPLOMATIKE MES SHKUPIT DHE SOFJES PËR NJOHJEN E GJUHËS MAQEDONASE SI GJUHË QË NUK KA LIDHJE ME BULLGARISHTEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 2 min read

Shkup, Maqedonia e Veriut | Krizë e re midis Shkupit dhe Sofjes, të përfshira prej vitesh në një mosmarrëveshje me natyrë historike, identitare dhe gjuhësore, e cila, po ngadalëson rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Udhëheqja maqedonase është e zemëruar për qëndrimin e eurodeputetëve bullgarë, të cilët, kërkojnë që paragrafi mbi njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas të hiqet nga teksti i një raporti mbi progresin e Shkupit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
Një qëndrim që udhëheqja maqedonase nuk hezitoi ta përkufizonte si me natyrë neonaziste.
“Është turp për Sofjen dhe tragjedi për Bashkimin Evropian dhe të drejtën ndërkombëtare që eurodeputetët bullgarë kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre, të cilët, në një mënyrë jashtëzakonisht agresive, nga pozicione të shovinizmit të rëndë me elementë neonazizmi, sulmuan frazën në raportin e Thomas Waitz për Maqedoninë e Veriut ku thuhet njohja e gjuhës dhe identitetit maqedonas”, tha një burim në qeveri në Shkup.
“Sofja kërkon që ky pasazh të fshihet nga teksti”, tha aburimi.
Bullgaria, vuri në dukje burimi, me pretendime të tilla shkel normat e së drejtës ndërkombëtare, të cilat, përfshijnë të drejtën e vetëvendosjes, sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme.
Ajo që po ndodh në Parlamentin Evropian, u theksua në Shkup, është një akt terrorizmi kundër demokracisë në Bashkimin Evropian.
Raporti në fjalë duhej të diskutohej dhe votohej sot në Komitetin e Punëve të Jashtme të Asamblesë së Strasburgut, por e gjithë kjo u shty për 24 qershor.
Sofja pretendon se nuk ka gjuhë të vërtetë maqedonase, se në fakt është një dialekt i gjuhës bullgare dhe akuzon Shkupin për përvetësimin e figurave historike bullgare.
Në të njëjtën kohë, akuzon udhëheqjen maqedonase për diskriminim ndaj pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon ndryshime në kushtetutën maqedonase për përfshirjen zyrtare të pakicës bullgare.
Diçka që udhëheqja nacionaliste në Shkup nuk e pranon.
Për këtë arsye, Bullgaria po bllokon fillimin konkret të negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të sanksionuara pothuajse tre vjet më parë nga Brukseli, së bashku me ato me Shqipërinë, të cilat, tashmë kanë bërë përparim të konsiderueshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments