top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TENSIONE MIDIS IRANIT DHE PAKISTANIT NË SISTAN-BALOÇISTAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 21, 2023
  • 1 min read

Sistan, Baloçistan | Mbrëme, gjashtë roje kufitare të Republikës Islamike të Iranit vdiqën, dhe dy u plagosën rëndë, në përleshjet me zjarr luftarak, me një grup të armatosur, që u përpoq të depërtonte në territorin iranian nga Pakistani fqinj, në Saravan, në provincën Sistan dhe Baloçistan (Balochistan). Më 18 maj 2023, Teherani dhe Islamabadi, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në 2012, përuruan hapjen e tregut të parë kufitar në fshatin Pashin, në të njëjtën provincë të Sistanit dhe Baloçistanit, pas një periudhe përmirësimi gradual në marrëdhëniet dypalëshe. Për më tepër, kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif dhe presidenti iranian, Ebrahim Raisi, kohët e fundit përuruan linjën e parë të energjisë elektrike që supozohej të furnizonte fshatrat më të largëta të Pakistanit, afër kufirit me Iranin. Provinca e Sistanit dhe Baloçistanit (Balochistanit), me shumicë sunite, ka qenë dhe mbetet historikisht një gjemb në këmbë për Republikën Islamike. Sistani dhe Baloçistani (Balochistani) ishin rajonet e Iranit ku u zhvilluan protestat më të dhunshme, dhe represioni më i ashpër i shfaqur nga autoritetet në valën e fundit të demonstratave, e cila filloi në mesin e shtatorit, pas vdekjes së 22-vjeçares kurde, Mahsa Amini, pas arrestimit të saj në Teheran, për mosmbajtjen e duhur të shamisë. Megjithatë, në shkurt 2021, protestat e dhunshme kishin shpërthyer në këtë provincë të Iranit, dhe në Baloçistanin fqinj pakistanez, pas mbylljes së një rruge lidhëse, përtej kufirit midis dy vendeve, si pjesë e luftës kundër kontrabandës së opiumit, që kryhet nga Afganistan.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page