TELEFONI I PARË ME TRE EKRANE I SAMSUNGUT DO TË JETË NË DISPOZICION KËTË VIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 13
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Në kuadër të eventit “Unpacked” në Jorkun e Ri, gjatë të cilit, prezantoi telefonat e rinj të palosshëm, Samsung-u konfirmoi se telefoni i tij i parë trefish i palosshëm do të mbërrinte brenda vitit.
“Po punojmë për këtë, u tha gazetarëve në një takim me dyer të mbyllura Tm (Tae) Roh, president dhe drejtues i divizionit të Përvojës Mobile të Samsung”, siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”.
“Qëllimi është ta lançojmë deri në fund të vitit”, tha ai.
Telefoni inteligjent me palosje të trefishtë përmban dy palosje të brendshme që mbajnë së bashku gjithsej tre ekrane.
Deri më sot, e vetmja kompani që ofron një pajisje të tillë është Huawei, e cila, ka shitur “Mate Xt Ultimate Design” në Kinë që nga vjeshta e kaluar.
Në fillim të muajit korrik, faqja e internetit e “Android Authority” paraqiti paraprakisht formën e mundshme të telefonit, duke përfshirë një balotazh për emrin përfundimtar, midis “G Fold” dhe “Z Multifold 7”.
Treguesit grafikë janë të pranishëm në skedarët e ndërfaqes One UI 8, personalizimi i sistemit operativ Android që Samsung e debutoi në Galaxy Z Fold 7 dhe Galaxy Z Flip 7.
Brenda, “Android Authority” ka zbuluar imazhet që zbulojnë dizajnin e pajisjes së palosshme, të kompletuar me mekanizmin e hapjes dhe mbylljes i cili, ndryshe nga ai fizarmonik i modelit Huawei, përmban tre panele të brendshme të palosura mbi vete dhe një ekran të jashtëm, që do të përdoren në mënyrë të pavarur, siç është rasti me pajisjet e palosshme që janë aktualisht në shitje.
Agjencia e lajmeve “Bloomberg” raporton se ekrani me tre palosje i Samsung-ut mund të jetë i destinuar, të paktën fillimisht, për tregje të caktuara, me një zgjerim të mëvonshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments