top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAKIMI MIDIS PRESIDENTËVE DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE VLADIMIR PUTIN DO TË ZHVILLOHET MË 15 GUSHT NË ALASKË; MUND TË JETË I PRANISHËM EDHE PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 9
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Takimi midis Danlld Trampit (Donald Trump) dhe Vladimir Putinit do të zhvillohet më 15 gusht në Alaskë.


Presidenti Tramp (Trump) e njoftoi këtë në llogarinë e tij në rrjetet sociale virtuale.


Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha entit mediatik “CBS” se planifikimi për samitin e 15 gushtit në Alaskë midis Presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Vladimir Putin është ende i paqëndrueshëm dhe se është ende e mundur që Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të jetë i përfshirë në një farë mënyre.


Shtëpia e Bardhë kishte thënë më parë këtë javë se Presidenti Tramp (Trump) ishte i hapur për t'u takuar si me Presidentët Putin ashtu edhe me Zelenski, por dje presidenti amerikan u tha gazetarëve se ai synon të fillojë me Rusinë.


Presidenti Tramp (Trump) tha gjithashtu se beson se ekziston një shans për të mbajtur një takim trepalësh me udhëheqësit ukrainas dhe rusë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page