top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TABLOTË E PIKTORIT GJELOSH GJOKAJ TË TËRHEQIN PËR PASURINË E PAMASË QË KANË NË OBJEKTE + PERSONAZHE + FIGURA TË TRAJTAVE TË NDRYSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6, 2024
  • 1 min read
ree

Prishtinë, Kosovë | Tablotë e piktorit Gjelosh Gjokaj të tërheqin për pasurinë e pamasë që kanë në objekte, personazhe dhe figura të trajtave të ndryshme.


Të gjitha së bashku ato i gjen herë të shkëputura e me identitet të qartë dhe herën tjetër i gjen të ndërthurura dhe të ngecura në thellësinë aluzive të sipërfaqes së pikturës apo grafikës.


Gjithsesi artisti ka të përzgjedhurën e tij - fizonominë njerëzore, ku cilësia ekzekutuese për konfigurimin e saj është rritur prej përvojave të shumta dhe domethënëse, të cilat sot kanë mbetur në kalvarin e vuajtjeve të historisë kombëtare të Kosovës dhe shiptarëve të saj.


Këto cilësi intelektuale ndikuan të pikturojë e vizatojë figura, objekte apo personazhe që kanë kuptim të vetëm dhe te drejtëpërdrejë…


Organika e humanitetit, volumetrikës, tipologjisë së fytyrës, ekspresionit impresiv të fizionomisë së syve të rumbullakët e të hapur, për të cilat artisti Gjokaj thotë: sytë në pikture janë sytë e mi kur shikojnë atë çka ndodh.


Blloku i kokës nuk rreshti së zëni vend pikturë pas pikture, vizatim pas vizatimi, grafikë pas grafike, derisa sot është bërë element identifikimi njohës mbi krijimet e artistit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page