top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULMOHEN DHE PËRDHOSEN 5 KISHA + UNGJIJTË | MUSLIMANËT MARRIN REVANSH NË PAKISTAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 17, 2023
  • 1 min read

Jaranuala (Jaranwala), Punxhab (Punjab), Pakistan | Disa kisha katolike në lagjen e krishterë Jaranuala u sulmuan nga një turmë e zemëruar. Në dioqezën e Faisalabadit, katekisti u rrah, ndërsa famullitari arriti të shpëtonte veten. Kisha e Ushtrisë së Shpëtimit gjithashtu u plaçkit dhe u shkatërrua, i njëjti fat për Kishën Presbiteriane, dhe Kishën Shehroonwala. Në total, të paktën pesë kisha janë plaçkitur dhe djegur në qytetin Jaranwala, në Punxhab. Sulmi u shkaktua nga akuzat e supozuara për blasfemi ndaj dy të krishterëve që jetojnë në lagje. Të krishterët i kanë cilësuar si të pabaza, por altoparlantët e xhamive do të kishin raportuar për përdhosjen e supozuar të teksteve fetare. Për të ndalur turmën është e nevojshme ndërhyrja e policisë, e cila siguroi se dy të krishterët do të arrestoheshin. Në të njëjtën kohë, “dhjetëra njerëz që kanë prishur paqen: tha oficeri i informacionit në Punjab, Amir Mir. Peshkopi protestant Azad Marshall në një postim në Twitter shpjegoi se një ndërtese e kishës së tij ishte djegur dhe se “Biblat janë përdhosur dhe të krishterët janë torturuar dhe ngacmuar, pasi akuzohen në mënyrë të rreme për shkelje të Kuranit të Shenjtë. Kërkojmë drejtësi dhe veprim nga organet e rendit dhe përgjegjësit për sigurimin e drejtësisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët që të marrin masa të menjëhershme dhe të na sigurojnë se jeta jonë ka vlerë në atdheun tonë që sapo festoi pavarësinë dhe lirinë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page