top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULMI SHKATËRRIMTAR I RUSISË NDAJ KIEVIT TREGON SE KANË DËSHTUAR PLANET E TRAMPIT (TRAMP) PËR PAQEN NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 30
  • 4 min read
ree

Nga z. Sem Kili (Sam Kiley).

Londër, Britani e Madhe | Të paktën 23 veta janë vrarë në një tjetër sulm të Rusisë (me dronë dhe raketa) ndaj Ukrainës.


U goditën zyrat e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit Britanik, së bashku me një pallat pesëkatësh banimi të shkatërruar në Kiev. Shumë dhe shumë zemërim. E pastaj?


Ursula von der Leien (Leyen), presidentja e Komisionit Evropian, kërcënoi me sanksione të tjera ndaj Rusisë.


Sër Keër Starmër (Sir Keir Starmer) tha se Putini po vret fëmijë dhe civilë dhe po saboton shpresën për paqe.


Kjo ashiqare është deklaratë - por, jo deklaratë prej një shtetari.


Për pjesën më të madhe të 80 vjetëve të fundit, kryeministrat britanikë nuk kanë pasur nevojë t’i shesin popullit të zakonshëm gjak, djersë, mund dhe lot të vërtetë.


Populli e kishte ka goxha lehtë. Disa luftëra të kota dhe mundësi për medalje për ushtarët në Irak dhe Afganistan, i bënë britanikët të ndiheshin çuditërisht krenarë.


Lufta në Ishujt Follklend (Falkland) e fryn të drejtën e Britanisë për të sunduar - dhe askush nuk e mban mend as përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në Kore.


Por, sulmet e fundit të Rusisë dhe mbështetja e vazhdueshme e Danlld Trampit (Donald Trump) për Vladimir Putinin janë dëshmi se udhëheqësit evropianë duhet të përgatisin popujt e vet për një luftë të gjatë, për ngritje taksash dhe inflacion si rezultat i çmimeve të rritura të karburanteve fosile.


Kjo sepse Tramp (Trump), për arsyet që do të bëhen objekt obsesioni për historianët për breza me radhë, sillet sikur po punon për Kremlinin.


Batanija e sigurisë amerikane, që përkëdheli Evropën, u hoq që në fillim të administratës së re të Trampit (Trump). Dhe, kemi vetëm gjashtë muaj në këtë situatë.


Në Alaskë, Trampi (Trump) iu përul Putinit. Ai iu përul një diktatori vizitor që kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Ukrainë.


Më pas, udhëheqësit evropianë e trajtuan presidentin amerikan si fëmijë të ndjeshëm, duke i folur me përkëdheli dhe lavdërime, nga frika se do të hidhte lodrat nga shtrati dhe do të shkonte te prehri i xhaxhi Vladit.


Problemi i tyre është se Trampi (Trump) tashmë është aty. Hedhja e më shumë se 600 dronëve dhe 31 raketave në Ukrainë nuk do ta lëkundë besnikërinë e tij - e aq më pak vrasja e 15 personave.


Ai e ka pranuar pretendimin e Putinit - të vendosur përmes luftës dhe pushtimit - mbi pjesën më të madhe të Ukrainës lindore.


Ai e ka injoruar faktin që viktimat kryesore të pushtimit të Putinit ishin vetë njerëzit rusishtfolës të cilët Putini pretendoi se shkoi për t’i shpëtuar.


Të paktën 8 000 civilë janë vrarë nga Rusia në Mariupol ku 90 për qind e banorëve kishin rusishten gjuhë të parë.


Putini e ka zhvendosur debatin nga mënyra se si të dëbohet nga Ukraina në mënyrën se si do të akomodohet Rusia në Ukrainë.


Ai thotë se dëshiron, ndër të tjera, gjithë provincën e Donjeckut. Kjo përfshin qytetet e Kramatorskut dhe Slavianskut - që të dyja me shumicë rusishtfolëse.


Ato janë afër Bahmutit, gjithashtu një qytet rusishtfolës, i cili, është rrafshuar plotësisht nga fushata e Rusisë për t’i “shpëtuar” nga demokracia ukrainase.


Putini e ka bërë të qartë se nuk beson se Ukraina është shtet sovran.


Ai gjithashtu beson se vendet e Evropës Lindore, që dikur ishin të dominuara nga sovjetikët, duhet t’i nënshtrohen sërish Moskës.


Ai ka synime ndaj vendeve baltike dhe tashmë ka minuar demokracinë në mbarë Perëndimin.


Lufta e Ftohtë mund të ketë përfunduar, por vetëkënaqësia pas përfundimit të saj e ka lënë Evropën të paaftë për të pranuar se ndoshta duhet të paguajë një çmim për të mbrojtur mënyrën e saj të jetesës, ekonominë dhe territorin.


Kjo dëshmon udhëheqjen e dobët.


Ouen Methjus (Owen Matthews) shkroi së fundmi: “Evropa kishte një shans për të fundosur ekonominë ruse dhe e humbi atë shans.


Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, Rusia ka përfituar gati një trilion euro nga nafta dhe gazi.


Pas Kinës, BE-ja ka qenë blerësi i dytë më i madh i gazit të Putinit, duke i dorëzuar 260 miliardë euro”.


Evropa po e financon luftën e Putinit në Evropë.


Kjo duhet të ndalet. Menjëherë.


Përpjekja teatrale e Trampit (Trump) për t’i ulur Volodimir Zelenskin dhe Putinin në një tryezë bisedimesh për paqe është e dënuar të dështojë, sepse Amerika nuk do ta kërcënojë presidentin e Rusisë me atë me çfarë ai në të vërtetë frikësohet - disfatën.


ShBA-ës kanë mundur ta vendosin fuqinë e tyre në mbështetje të Ukrainës, krah për krah me Evropën, dhe të thyenin shtyllën kurrizore të ushtrive pushtuese të Rusisë në Ukrainë.


Por, ShBA-ës madje nuk e lejon Ukrainën të përdorë raketat me rreze të gjatë, “Storm Shadow”, brenda territorit të Rusisë, e as raketat tokë-tokë me rreze më të shkurtër, të cilat, tani Ukraina duhet t’i blejë nga Uashingtoni me ndihmën e Evropës.


Në fakt, ShBA-ës nuk i ofrojnë më asnjë armë falas Ukrainës.


E gjithë kjo do të thotë se taksapaguesit në mbarë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të paguajnë për mbrojtje ndaj Putinit.


Von der Leien (Leyen) tha se BE-ja “së shpejti” do të miratojë sanksione të tjera ndaj Rusisë.


Starmër (Starmer) tha: “Kjo derdhje gjaku duhet të përfundojë”.


Do të kërkohet më shumë lidership se kaq për të tronditur Kremlinin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page