SULMET AJRORE RUSE NË DONETSK VRANË 2 VETA | ME 3 BOMBA U GODIT NJË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Rusët hodhën 3 bomba ajrore në qytetin e Kostiantinivka-s, duke goditur një spital dhe fshatin e afërt të Illinivka-s, duke vrarë 2 persona.
Z. Vadim (Vadym) Filashkin, kreu i rajonit të Donetskut, e deklaroi këtë në Telegram, siç citohet nga enti mediatik “Ukrainska Pravda”.
Spitali Kostiantinivka është një tjetër objektiv ushtarak i pushtuesve rusë.
Sot ata qëllimisht hodhën tre bomba ajrore mbi spital, i cili, priste dhe trajtonte banorët vendas deri në momentin e fundit.
Bombat ajrore në Illinivka vranë dy persona dhe dëmtuan pesë ndërtesa.
Spitali ishte mbyllur përgjithmonë dje për shkak të sulmeve të përditshme ruse dhe mungesës së mjekëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments