top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULM TERRORIST NË PARIS | 1 I VRARË + 1 I PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 3, 2023
  • 2 min read

Paris, Francë | Në Paris, mbrëmë, më 2 dhjetor, një burrë vrau një person duke u hedhur me çekiç dhe thikë në një grup turistësh. Dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen Grenelle, pranë Kullës Eifel. Sulmusi thërriste “Allah Akbar”. U ndalua dhe u arrestua vrasësi, 26 vjeç me origjinë siriane. Ai u ndalua nga policia falë përdorimit të armës “taser”, pasi i kishte duart në xhepa, ç’ka bënte të dyshohej se kishte eksploziv. Emri i tij është Armand Rajabpour-Miyandoab, i listuar si në rrezik radikalizimi, dhe me probleme psikiatrike. Ai tha se nuk mund të duronte që muslimanët të vdisnin në Afganistan dhe Palestinë. Viktima është një gjerman i lindur në Filipine. Hetimi penal për këtë çështje iu besua Prokurorisë Kombëtare të Antiterrorizmit. Sulmi i dytë: një turist anglez i plagosur. Gjatë ndjekjes, në zonën e Bulevardi i Presidentit Kenedi (Avenue du President Kennedy), një person i dytë u plagos me sa duket në kokë me një goditje çekiçi. Ai është një turist anglez, i cili ishte duke ecur me gruan dhe djalin e tij, kur sulmuesi doli pas tij, dhe e goditi. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin telefonoi Presidentin Emanuel Makron (Emmanuel Macron) pas sulmit. Kjo është bërë e ditur nga BfmTv. Presidenti Macron tani ndodhet në Doha, ku pati një takim me emirin e Katarit. Presidenti francez u ka dërguar ngushëllimet të afërmve të gjermanit të vrarë. “I dërgoj të gjitha ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të shtetasit gjerman që vdiq mbrëmë gjatë sulmit terrorist në Paris, dhe mendoj me emocion, për personat e plagosur dhe që po trajtohen aktualisht”, shkroi ai në rrjetin shoqëror Iks (X). Sulmuesi u arrestua në vitin 2016, me akuzën e përgatitjes së një sulmi. Ai u klasifikua si “S”, pra në rrezik radikalizimi. Sulmuesi, i lindur në Neuilly-sur-Seine, një periferi rezidenciale e Parisit, jeton në Puteaux aty pranë. Dokumenti i tij penal përfshin gjithashtu një arrestim të mëparshëm në vitin 2016, me një dënim të mëvonshëm me katër vjet burg, sepse ai po planifikonte një sulm të ngjashëm, me atë të natës së kaluar. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page