SULLTANATI I OMANIT THA SE IRANI DHE SHBA-ës PO TREGOJNË NJË HAPJE TË PAPARË NDAJ IDEVE TË REJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 26
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Sulltanati i Omanit tha se Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të hapur për zgjidhje të reja, ndërsa bisedimet e tërthorta midis dy vendeve filluan në Gjenevë.
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, tha se negociatorët demonstruan një hapje të paparë ndaj ideve dhe zgjidhjeve të reja dhe krijuese, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të lëshuar pas takimit me të dërguarit e ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments