top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUGË; HIMARË | LULZIM BUJARI U ARRESTUA; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR DORJAN HOXHA; MATEO KOSHI; ANDI HOXHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 54 minutes ago
  • 2 min read

Sugë, Himarë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lulzim Bujari, me moshë 39 vjeç, banues në Tiranë.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Dorjan Hoxha, me moshë 46 vjeç.

2- Z. Mateo Koshi, me moshë 31 vjeç.

3- Z. Andi Hoxha, me moshë 42 vjeç, të tre ushtrues funksionesh pranë Inspektortatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Himarës.


Njoftim | Himarë.


Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari.


Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.


Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.


Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.


Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.


Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.


Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI PALASË; HIMARË | RENARDO NALLBANI U ARRESTUA.

Fshati Palasë, Himarë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore dhe ato të posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Renardo Nallbani,

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page