SUEDI: MAKINA GODITI KËMBËSORËT NË MALMO DUKE PLAGOSUR TË PAKTËN PESË VETA; VIKTIMAT ISHIN NË NJË TROTUAR NË QENDËR TË QYTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 11
- 1 min read

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Një makinë përplasi disa persona në një trotuar në Malmo qendrore, në Suedinë jugore.
Të paktën pesë persona raportohet se janë plagosur dhe disa ambulanca po mbërrijnë në vendngjarje.
Rrethanat e incidentit mbeten të panjohura.
Pesë veta u dërguan në spital me ambulancë pasi u goditën nga një makinë në qendër të Malmö-s, një qytet në jug të Suedisë.
Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, sipas gazetës suedeze “Dagens Nyheter”.
“Midis të lënduarve ka të rritur dhe fëmijë”, tha zëdhënësja e policisë Evelina Olsson, e cituar nga gazeta.
“Shumica e indikacioneve sugjerojnë se ishte e paqëllimshme, por është shumë herët për ta thënë”, shtoi znj. Olsson.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments