MINISTRJA E JASHTME E MBRETËRISË SË SUEDISË MARIA MALMER STENERGARD: DO T'I PROPOZOJMË BE-së SANKSIONE NDAJ DISA MINISTRAVE IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 19
- 1 min read

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | “Suedia do t'i paraqesë Bashkimit Evropian një propozim për të sanksionuar disa ministra izraelitë”, tha ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard.
“Në të gjitha dialogët tanë në nivele të ndryshme, ne kemi bërë thirrje për akses të menjëhershëm humanitar (në Gaza).
Ne gjithashtu kemi kërkuar brenda BE-së sanksione kundër kolonëve ekstremistë që kryejnë akte dhune kundër civilëve.
Dhe për të ushtruar presion të mëtejshëm mbi Izraelin, tani mund të njoftoj se Suedia do të kërkojë sanksione nga BE-ja kundër ministrave individualë izraelitë”, tha ministri për agjencinë suedeze të lajmeve “TT”.
E pyetur nëse mund të emëronte ndonjë ministër në veçanti ajo tha: “Jo, këta janë ministra ekstremistë që po shtyjnë përpara një politikë të paligjshme vendbanimesh dhe po kundërshtojnë në mënyrë aktive një zgjidhje të ardhshme me dy shtete”.
“Populli i Gazës ka vuajtur tmerrësisht.
Ne gjithashtu dënojmë deklaratën e fundit të Netanyahut se Izraeli synon të marrë kontrollin e të gjithë Gazës”, tha ministrja, e cila, sot mori një qëndrim më të theksuar për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme
“Është e rëndësishme që qeveria të jetë shumë e qartë”, theksoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments