SPANJË: U REFUZUA RISHIKIMI I LIGJIT PËR EUTANAZINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 14, 2023
- 1 min read

Madrid, Spanjë | Ultrakonservatorët e ekstremit të djathtë të Vox-it gjithashtu tentuan apelimin, por Gjykata Kushtetuese paraqiti të njëjtat arsye. Përpjekja e Partisë Popullore për të rishikuar ligjin - i cili në Spanjë që nga viti 2021 garanton aksesin në eutanazi - ka dështuar. Gjykata Kushtetuese në fakt e hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga Partia Popullore, me argumente shumë të ngjashme, me ato të shprehura tashmë në ankesën e paraqitur më parë, edhe nga forca ultra-konservatore e ekstremit të djathtë, Vox (Voks). Gjyqtarët konsideruan se: “eutanazia ose dhënia e ndihmës në vdekje, bazohet në disa vlera, parime, dhe të drejta themelore, të parashikuara në tekstin kushtetues.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments