top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK-u NGRITI AKUZA PENALE TË REJA PËR TALO ÇELËN DHE FESTIM QOLIN PËR VRASJEN E ELVIS DEDAJT DHE NËNËS SË TIJ FATMIRA DEDAJ | DËSHMIA E TË PENDUARIT TË DREJTËSISË PENALE NUREDIN DUMANI PËR VRASJEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 19
  • 4 min read
  Fotomontazh ku paraqiten z. Talo Çela; z. Festim Qoli; znj. Fatmira Dedaj; z. Elvis Dedaj.
  Fotomontazh ku paraqiten z. Talo Çela; z. Festim Qoli; znj. Fatmira Dedaj; z. Elvis Dedaj.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngrit akuzë të re penale për:

1- Z. Festim Qoli (ai akuzohet për vrasjen e z. Elvis Dedaj dhe nënës së tij, znj. Fatmira Dedaj).

2- Z. Talo Çela (i akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e znj. Fatmira Dedaj).


Akuzat e reja penale ndaj tyre u mbështetën në deklarimet e:

1- Z. Nuredin Dumani, i cili, gëzon statusin e bashkëpunëtorit të autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale.


Dëshmia | Festimi (Bëhet fjalë për Festim Qolin) më tha se mu ka qepur keq ajo Fatmira, nëna e Elvisit dhe se i duhej një person për ta hequr qafe se po shkon çdo ditë në prokurori.


Unë fola me Talo Çelën dhe ia afrova si mundësi pasi Festimi më tha se hidhet 40 mijë euro për vrasjen e saj. Talo e pranoi ofertën. I kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedës.


E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes.


Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën, i cili kishte një makinë “Suzuki” ose “Toyota” me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe.


Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi.


Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova.


Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhi, pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje, pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj.


Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje, por jo për planin.


Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 peshkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish-Apolloninë që u shemb pas tërmetit.


Petriti është diku sot te 50-55 vjeç, është 1.80 m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë.


Është i martuar po s’ka fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën te garazhi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit.


Mua më ka thënë që ishte në Itali, por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi, …


Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti.


Kjo me qëllim që Policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë.


Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë.


Na dha 2 telefona “Nokia” të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin.


Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç.


Aktualisht, nuk e di se ku punon Agroni.


Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën… Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhi, hymë njëkohësisht te garazhi.


Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha te parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin.


Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte.


Talo kishte dhe armën me vete po s’e përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar.


Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot…


…Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa, tek ura.


Unë mora taksi te Plepat, ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes.


Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha te kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi.


Pas disa ditësh unë po prisja te lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend, Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil te nënkalimi i Shën Vlashit.


Aty bëmë një xhiro me Benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do të kemi shumë punë.


Lekët i kishte futur te marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri te nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi.


Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja.


Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar te pilafi në Bradashesh, Elbasan.


I dhashë 30.000 mijë euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen.


Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë sime dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku, thuhet në dëshminë e z. Dumani.

Nënë e bir.
Nënë e bir.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page