“SPAK” KËRKON QË DEPUTETI BERISHA TË IZOLOHET BRENDA KATËR MUREVE TË SHTËPISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 26, 2023
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiuar (SPAK) i kërkon Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që deputetit nën hetim Sali Berisha t’i ndalohen komunikimet me subjekte me të cilët ka lidhje të karakterit politik ose profesional, por, t’i lejohet që të mbajë lidhje vetëm me individët e rrethit të ngushtë familjar, me të cilët, bashkëjeton në banesën e tij.
Nëpërmjet kësaj kërkese SPAK i pret krahët deputetit Berisha, në kuptimin politik të fjalës, duke e izoluar tërësisht brenda katër mureve të shtëpisë.
Nqs pranohet nga Gjykata e Posaçme kjo masë detyrimisht do të shoqërohet me atë të arrestit shtëpiak, me polic te dera e banesës. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






























Comments