top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK DHE GJKKO: ARREST NË SHTËPI PËR KRYETARIN E BASHKISË SË TROPOJËS REXH BYBERI DHE ZËVENDËSIN E TIJ ABEDIN KËRRNAJA | AKUZOHEN PËR 3 VEPRA PENALE | POLICIA E SHTETIT EKZEKUTOI MASAT E SIGURIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” për:

1- Kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi.

2- Zëvendësin e tij, z. Abedin Kërrnaja.

 

SPAK njofton se ka regjistruar procedimin penal nr. 1 të vitit 2024, për veprat penale të:

1-Shpërdorimi i detyrës”.

2- Prerja e paligjshme e pyjeve”.

3- Shkatërrimi i pronës”, bazuar në nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal.

 

Procedimi penal lidhet me një çështje të nisur në vitin 2021 nga Prokuroria e Kukësit, e cila, është transferuar për kompetencë lëndore në SPAK.

 

Hetimet kanë zbuluar se kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi, dhe zëvendësi i tij, z. Abedin Kërrnaja, dyshohen për shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me legjislacionin për ndërtimin e rrugëve.

 

Konkretisht, ata akuzohen për moszbatimin e procedurave ligjore gjatë ndërtimit të rrugës “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, që ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh.

 

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shqiptoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për z. Rexh Byberi dhe për z. Abedin Kërrnaja, të cilët, akuzohen për “shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për ekzekutim vendimin Nr.112 datë 06.09.2024 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page