SLLOVENI | QEVERIA E UDHËHEQUR NGA KRYEMINISTRI ROBERT GOLOB KA MIRATUAR NJË REZOLUTË QË E SHPALL KRYEMINISTRIN IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU “PERSON NON GRATA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25
- 1 min read

Ljubljanë, Slloveni | Sllovenia e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “persona non grata”.
Qeveria e njoftoi.
Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Robert Golob ka miratuar një rezolutë që e shpall kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu “person non grata”.
Sipas sekretares së Ministrisë së Jashtme Neva Grashiç (Grašič), masa vjen pas të njëjtave masave të miratuara korrikun e kaluar kundër ministrave izraelitë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotriç (Smotrich), të cilët, u akuzuan për ekstremizëm.
Profili zyrtar në rrjetin social Iks (X) i qeverisë thotë se me këtë vendim, ata duan t'i dërgojnë një mesazh të qartë Izraelit, sipas të cilit, Sllovenia pret që vendimet e gjykatave ndërkombëtare të respektohen, si dhe e drejta ndërkombëtare humanitare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments