top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI THELLON OFENSIVËN NË QYTETIN E GAZËS | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU DO TË MBAJË LIGJËRATË NË OKB.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 25
  • 2 min read
ree

Gazë | Forcat izraelite përparuan më thellë në Qytetin e Gazës, të enjten, ndërsa kryeministri Benjamin Netanjahu u drejtua për në Jorkun e Ri, për t'iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) që po përpiqet të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza.


Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 19 veta, në të gjithë enklavën palestineze të enjten”, thanë autoritetet vendore të shëndetësisë.


Viktimat përfshinin 11 veta nga dy familje në qytetin Zauaida në Rripin qendror të Gazës, ku aeroplanët goditën një ndërtesë banimi.


Ushtria izraelite nuk komentoi për incidentin, por tha se kishte goditur 170 objektiva në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit dhe kishte sulmuar infrastrukturën terroriste të përdorur nga grupet militante për të sulmuar ushtarët.


Forcat e saj ishin thellë në Qytetin e Gazës”, tha ajo.


Tanket kanë hyrë në Qytetin e Gazës si pjesë e një ofensive që Izraeli thotë se synon të eliminojë Hamasin pas sulmit terrorist e vdekjeprurës ndaj Izraelit në tetor 2023, por, që ka shkaktuar shkatërrime të gjera, një katastrofë humanitare dhe uri të përhapur.


Kryeministri Netanjahu thotë se Qyteti i Gazës është bastioni i fundit i grupit militant palestinez, por qindra mijëra civilë mbeten atje, nga frika se nuk ka asnjë vend të sigurt për të shkuar.


I dërguari i ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), tha të mërkurën se Uashingtoni ishte i bindur se do të arrinte një përparim në Gaza në ditët në vijim, pasi Presidenti Tramp (Trump) ndau një plan paqeje prej 21 pikash për Lindjen e Mesme me udhëheqësit e vendeve me shumicë myslimane në Jorkun e Ri.


Presidenti Tramp (Trump) u premtoi gjithashtu udhëheqësve arabë se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli”, raportoi enti mediatik “Politico”.


Palestinezët duan që Bregu Perëndimor të jetë një shtet i pavarur palestinez, me Gazën dhe Jerusalemin Lindor.


Kryeministri Netanjahu ka deklaruar se nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez, megjithëse Britania, Franca, Kanadaja dhe vende të tjera këtë javë e njohën zyrtarisht shtetësinë palestineze.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page