SKËNDERAJ: U PEZULLUAN NGA DETYRAT PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS LEUTRIM PROKSHI; NEXHAT RAMA; MUSA HASANI | NUK PARANDALUAN GODITJEN ME VEZË TË MAKINAVE TË KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 10
- 1 min read
Updated: Jun 11

Skënderaj, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës pezulloi nga detyra punonjësit e Policisë së Stacionit të Skënderajt si më poshtë vijon:
1- Z. Leutrim Prokshi.
2- Z. Nexhat Rama.
3- Z. Musa Hasani.
Pezullimi i tyre lidhet me një ngjarje të ndodhur gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti në Skenderaj ku trupa e shoqërimit u godit me vezë nga subjekte tash për tash të paidentifikuar.
Në lidhje me rastin po kryen një sërë veprimesh të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Njoftim | Suspendohen tre zyrtarë policor
Skenderaj, 10 qershor 2025
Sot, me datë 10.06.2025 në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike ( PRQP) ndaj eskortës se Kryeministrit gjatë vizitës në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policor të Stacionit Policor Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policor për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente, thuhet në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments