SIRIA EMËROI NJË FËMIJË SI ZËDHËNËS TË MINISTRISË PËR BREZAT E RINJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 6
- 1 min read

Damask, Siri | Ministri sirian i Komunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Abdul Salam Heikal, ka njoftuar emërimin e një fëmije si zëdhënës zyrtar i ministrisë për Brezat e Rinj.
Vetë z. Heikal e bëri të ditur këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke nënvizuar se si emërimi është pjesë e një strategjie që synon përfshirjen më të madhe të të rinjve në proceset e transformimit dixhital dhe rindërtimit të vendit dhe ka si objektiv ndërtimin e një atdheu që i përmbush ëndrrat e fëmijëve sirianë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments