SINGAPOR | MBI 1 MILIARD $ INVESTIME GJATË 5 VITEVE TË ARDHSHME NË INTELIGJENCËN ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 25
- 2 min read

Singapor | Ministrja e Singaporit për Zhvillimin Dixhital dhe Teknologjinë e Informacionit, Zhozefin (Josephine) Teo, ka njoftuar një angazhim prej mbi 1 miliard $ për të nxitur kërkimin publik dhe talentin në inteligjencën artificiale midis viteve 2025 dhe 2030.
Ky investim synon të zhvillojë aftësi të përparuara inxhinierike dhe të promovojë një përdorim më efikas dhe të sigurt të burimeve.
Deklarata vjen pas lançimit të kohëve të fundit në Davos të kuadrit të parë të qeverisjes globale për Iinteligjencën Artificiale agjentike, të prezantuar nga Singapori në Forumin Ekonomik Botëror.
Kjo iniciativë konsolidon pozicionin e qytetit-shtetit si një udhëheqës botëror në përcaktimin e standardeve etike dhe operacionale për teknologjitë autonome.
Fondet do të ndahen strategjikisht për të krijuar qendra të reja të përsosmërisë të përqendruara në kërkimin bazë dhe inteligjencën artificiale të aplikuar në problemet e botës reale.
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit do t'i kushtohet forcimit të kapitalit njerëzor përmes bursave dhe programeve për të tërhequr profesorë dhe studiues të njohur ndërkombëtarisht.
Plani gjithashtu parashikon trefishimin e fuqisë punëtore të specializuar vendore për të arritur 15000 ekspertë gjatë pesë viteve të ardhshme.
Ndarja do të mbështesë aksesin në infrastrukturën informatike me performancë të lartë, thelbësore për t'u mundësuar bizneseve të testojnë dhe shkallëzojnë zgjidhje të reja teknologjike.
Qëllimi është të krijohen agjentë të Inteligjencës artificiale që nuk janë vetëm me performancë të lartë, por edhe të ndërveprueshëm në industri të ndryshme, duke siguruar një fleksibilitet që shpesh mungon në platformat e mbyllura dhe pronësore.
Duke u përqendruar në një arkitekturë të hapur dhe të rregulluar, Singapori synon t'u ofrojë bizneseve një zgjedhje të bazuar në besueshmëri dhe mbrojtje të të dhënave në vend të dominimit të thjeshtë të tregut.
Ky vizion synon ta transformojë qytetin-shtetin në një qendër botërore ku teknologjia agjentike bëhet një mjet publik i arritshëm, i diferencuar nga ai i gjigantëve të Luginës së Silikonit (Silicon Valley).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments