top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SINGAPOR | UDHËHEQËSI I OPOZITËS PRITAM SINGH U DËNUA PËR DËSHMI TË RREME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 24
  • 1 min read

Singapor | Dënimi i z. Pritam Singh për dëshmi të rreme ka tronditur Singaporin.


Një gjykatë vendosi që udhëheqësi i opozitës gënjeu nën betim në Parlament.


Brenda partisë, Partia e Punëtorëve (WP) reagoi duke krijuar një komision disiplinor të përbërë nga figura kyçe, përfshirë z. Xheims (Jamus) Lim me ndikim, për të vlerësuar shkeljen e statutit.


Në një sistem ku ministrat janë më të paguarit në botë për sigurimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit, gënjeshtra ndaj institucioneve konsiderohet një mëkat i rëndë që minon besueshmërinë politike.


Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, përjashtimi i mundshëm i z. Singh e vendos Partinë Popullore në një pozicion kritik, duke kërcënuar të shkatërrojë të vetmen forcë opozitare të aftë për të sfiduar dominimin e partisë në pushtet.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page