PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KAM DËGJUAR SE IRANI PO PËRPIQET TË RIARMATOSET ME RAKETA BALISTIKE; NËSE ËSHTË E VËRTETË DO TË NIS NJË SULM TË RI SHKATËRRIMTAR NDAJ IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 29, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kërcënoi të nisë një sulm tjetër ushtarak ndaj Iranit nëse ai do të përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike ose të rifillojë programin e tij bërthamor.
“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të riarmatoset dhe nëse është kështu, do të na duhet të ndërhyjmë për t'i ndaluar ata”, tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) para takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
“Ne do t'i ndalojmë ata. Ne do t'i shkatërrojmë ata plotësisht”, tha ai.
Presidenti Tramp (Trump) shtoi se do të mbështeste një sulm ndaj Iranit tani për tani nëse vendi do të përpiqej të rifillonte programin e tij bërthamor, duke e këshilluar Teheranin në vend të kësaj të kërkonte një marrëveshje me ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments