SHËRBIMI FEDERAL I SIGURISË I FEDERATES RUSE (FSB) ARRESTOI NJË TË DYSHUAR SI AGJENT UKRAINAS QË NDIHMOI NË PËRGATITJE SABOTIMESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 18, 2024
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Punonjësit e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) arrestuan një shtetas rus 48-vjeçar, i cili, po përgatiste sulme terroriste në rajonet Belgorod, Briansk dhe Tula me urdhër të shërbimeve sekrete ukrainase.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e FSB-së.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet konfiskuan një eksploziv të improvizuar 4.8 kilogramë, si dhe komponentë për montimin e mjeteve të tjera, një numër të madh gëzhojash të kalibrave të ndryshëm, municione dhe armë të Luftës së Dytë Botërore, një pistoletë Makarov, disa karta SIM, një laptop dhe një celular që përdoret për të komunikuar me shërbimet speciale të Kievit.
Sipas FSB-së, i dyshuari ua transferoi mjetet shpërthyese të prodhuara agjentëve të tjerë të shërbimit sekret ukrainas për të kryer akte sabotazhi dhe terrorizmi në ndërtesat e policisë, shtëpitë e oficerëve në Belgorod dhe në zyrat e dy kompanive të energjisë elektrike në Briansk gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments