FSHATI TALE; LEZHË | PJETËR KAZA U VRA ME ARMË ZJARRI: ASNJË PISTË HETIMORE NUK PËRJASHTOHET PËR VRASJEN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 5 min read

Fshati Tale, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Pjetër Kaza, me moshë 57 vjeç, u vra me armë zjarri.

Njoftim | Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pista kryesore e hetimit mbetet një hakmarrje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe konfliktet për motive të tjera, si ai i pronësisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Pista kryesore e hetimeve penale paraprake mbetet ajo e gjakmarrjes mes fiseve Kaza dhe Gjini.
Për lexuesit e huaj, gjakmarrja është një kod nderi që praktikohet në ato treva të Shqipërisë ku jetojnë shqiptarë vendalinj prej gjuhe dhe prej gjaku - kryesisht të besimit të krishterë (të ritit katolik), por jo vetëm.
Gjakmarrja ushtrohet pak ose shumë pak nga pakicat kombëtare që jetojnë në territorin shqiptar.
BELGJIKË: AGUSTIN KAZA NGA MIRDITA U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI | GJENDET NË SPITAL.
Belgjikë | Z. Agustin Kaza, me moshë 44 vjeç, me origjinë nga Mirdita u tentua të vritej me armë zjarri në Belgjikë.
Ai gjendet në spital në gjendje kritike për jetën.
Ai u plagos rëndë të dielën në mbrëmje gjatë të shtënave në komunën Schaerbeek të Brukselit, konfirmon policia e veriut të Brukselit (Schaerbeek/Evere/Sint-Jost-ten-Noode), sipas RTL Info.
Prognoza e tij jetike është në rrezik, konfirmon policia.
“Zona e policisë Bruksel-Veri u thirr të dielën në mbrëmje, rreth orës 22:30, për të shtëna të shtëna në tarracën e një kafeneje të vendosur në rrugën Joseph Brand”, tha zëdhënësi Audrey Dereymaeker.
“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Ai ishte në rrezik. Policia ka njoftuar prokurorinë publike, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me gjyqtarin hetues. Hetimet janë duke vazhduar dhe policia nuk do të komentojë më.”
Sipas RTL Info, një burrë i veshur me kapuç iu afrua kafenesë dhe e qëlloi viktimën katër herë, duke përfshirë dy në kokë.
Në mesditë të kësaj të hëne, Prokuroria Publike e Brukselit ka dhënë detaje.
“Viktima është një burrë 44-vjeç, i trajtuar në gjendje kritike për jetën. Prokuroria Publike e Brukselit ia ka referuar një gjyqtari hetues akuzën për atentat në tentativë. Në vendngjarje ka shkuar gjyqtari i shoqëruar nga zëvendësprokurorja e Mbretit dhe laboratori i policisë gjyqësore federale të Brukselit”, bën me dije Prokuroria.
“Sipas elementeve të para të hetimit, viktima është goditur me disa plumba, në kokë dhe në kafaz të kraharorit. Jeta e tij aktualisht konsiderohet të jetë në rrezik”, shton Prokuroria, e cila, saktëson se hetimi i është besuar seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
AUTORITETET BELEGE PO HETOJNË NËSE PËRPJEKJA PËR VRASJEN E AGUSTIN KAZËS KA LIDHJE ME KONFLIKTET QË LINDËN PAS VRASJES SË KOMISARIT NDUE KAZA.

Autoritetet belge të hetimit penal po hetojnë nëse tentativa e vrasjes së z. Aguztin kaza ndodhi për gjakmarrje.
Z. Agustin Kaza është vëllai i z. Martin Kaza, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të vitit 1997, në Mirditë, konkretisht, të z. Dod Gjini dhe Agustin Gjini.
Për vrasjen e tyre z. Martin Kaza është dënuar me 22 vjet heqje lirie.
Akti i vrasjes së tyre dyshohet se u ndërmor për gjakmarrje, pasi viktimat dyshoheshin se i kishin vrarë vëllanë, z. Ndue Kaza, i cili, ushtronte detyrën e shefit të krimeve.
Z. Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në Shqipëri në muajin dhjetor të vitit 2017.
Më datë 7 janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e shefit të krimeve, Ndue Kaza.
Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga z. Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja.
Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi z. Ndue Kaza ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.
Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i z. Ndue Kaza mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod Gjini dhe Agustin Gjini.
Atëbotë u kumtua se akti kriminal ndodhi mesditën e 3 korrikut të vitit 1997.
Dyshohet se në aktin e vrasjes kishin marrë pjesë dy veta.
Pas 4 vitesh hetimesh dhe kryerjesh veprimesh proceduriale penale Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor në mungesë z. Martin Kaza, duke e dënuar me 22 vjet heqje lirie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments