SHTËPIA E BARDHË: PRESIDENTI SHI XHINPING (XI JINPING) PRANON QË IRANI TË MOS KETË ARMË BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 49 minutes ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), dhe Presidenti kinez, Shi Xhinping (Xi Jinping), ranë dakord se Irani nuk mund të zotërojë armë bërthamore, kërkuan rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ranë dakord që asnjë vend apo organizatë nuk duhet të lejohet të vendosë taksa”.
Kështu shkroi Shtëpia e Bardhë në raportin e saj mbi vizitën e Presidentit Tramp (Trump) në Republikën Popullore të Kinës.
“Të dy udhëheqësit gjithashtu ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të ndërtojnë një marrëdhënie konstruktive të stabilitetit strategjik të bazuar në drejtësi dhe reciprocitet.
Presidenti Tramp (Trump) do ta mirëpresë Presidentin Shi (Xi) kur të vizitojë Uashingtonin këtë vjeshtë”.
Kështu tha Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se të dy vendet do të mbështesin njëra-tjetrën si pritëse përkatëse të samiteve të G20-ës dhe APEC-ut më vonë këtë vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments