SHTËPIA E BARDHË: NUK PO SHQYRTOJMË MUNDËSINË E PËRDORIMIT TË ARMËVE BËRTHAMORE NË IRAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 7
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë mohon se po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Iranit.
Mohimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas interpretimit të saj të vërejtjeve të Zv/Presidentit J.D. Vens (Vance) në Hungari.
Zv/Presidenti Vens (Vance) tha se ishte i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 8:00 të mbrëmjes së sotme, kur skadon ultimatumi.
“Shpresoj të marrim përgjigjen e duhur sepse ajo që duam vërtet është një botë ku nafta rrjedh lirshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Irani angazhohet në terrorizëm ekonomik.
Duhet ta dini se kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t'i përdorim dhe që presidenti mund dhe do të vendosë t'i përdorë nëse Irani nuk e ndryshon sjelljen e tij”, tha Zv/Presidenti Vens (Vance).
Këto fjalë janë interpretuar si një mjet për armët bërthamore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments