top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | 10 TË VRARË NË PËRLESHJET E ARMATOSURA TË LIDHURA ME LUFTËN CIVILE QË PO ZHVILLOHET NË KARTELIN E SINALOAS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 hours ago
1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Dhjetë veta u vranë në shtetin meksikan të Sinaloas, në prag të një marshimi paqeje në kryeqytetin Kuliacan, i cili kërkonte siguri më të madhe pas dy vitesh lufte midis fraksioneve të Kartelit të Sinalos, të quajtur Los Çapitos (Chapitos) dhe Los Maios (Mayos)”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “Infobae”, duke shtuar se katër vrasje u regjistruan në Kuliacan, pesë në Mazatlan dhe një në Eskuinapa.


Ngjarja kriminale u shënua gjithashtu nga të shtëna me armë, zbulimi i trupave dhe automjete të djegura.


Në të njëjtin shtet, autoritetet arrestuan 11 anëtarë të dyshuar të një celule të fraksionit Los Çapitos (Chapitos) të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 10 punëtorëve të minierave në La Konkordia janarin e kaluar.


Të dyshuarit u arrestuan në Eskuinapa me 12 armë të gjata, municione dhe jelekë antiplumb.


Qindra qytetarë dolën sot në rrugët e Kuliacan, të veshur me të bardha, pas një meshe të kremtuar nga Peshkopi Jesus Jose Herrera Kuinonez (Quiñónez), duke brohoritur “Sinaloa, ngrihu!” dhe “Duam paqe në Sinaloa”.


Familjet sollën gjithashtu kartat e të zhdukurve të tyre.


Sipas organizatorëve, lufta midis fraksioneve ka shkaktuar tashmë të paktën 4000 vdekje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page