SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS MUND TË HEQIN SANKSIONET NDAJ VENEZUELËS QË JAVËN E ARDHSHME PËR TË LEHTËSUAR SHITJET E NAFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Sekretari i Thesarit i ShBA-ës, Skot (Scott) Bessent, tha se sanksionet shtesë të ShBA-ës kundër Venezuelës mund të hiqen që javën e ardhshme për të lehtësuar shitjet e naftës.
Ai tha gjithashtu se do të takohet me krerët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore javën e ardhshme për të diskutuar angazhimin e tyre të ripërtërirë ndaj Venezuelës”.
Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters).
Sekretari Bessent tha se gati 5 miliardë dollarë ($) në të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR) të FMN-së, aktualisht të ngrira, mund të përdoren për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë së vendit.
“Ne po heqim sanksionet për naftën që do të shitet”, tha Sekretari Bessent.
I pyetur se kur mund të hiqen sanksione të mëtejshme ndaj Venezuelës, Bessent u përgjigj se:
1- “Mund të jetë që javën tjetër”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments