SHQIPËRIA E KOHËS SË DIKTATURËS TITISTO-STALINISTO-POL POTISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Rrjeti i fshehtë i ish-bandës kriminale të njohur si ish-Sigurimi i Shtetit dhe kategoria e konsideruar armike në fund të vitit 1988.
Në tabelën e mëposhtme paraqiten, sipas rretheve:
1- Rrjeti sekret (agjentët dhe informatorët). Të dhënave u mungojnë rezidentët dhe strehuesit.
2- Kategoria armike, e kategorizuar në:
a- Përpunim aktiv 2A.
b- Kontroll operativ 2B.
c- Përpunim paraprak (PP).
ç- Kontingjente.
Nga përpunimet dhe regjistrimet, në shkallë vendi rezultonin:
1- 2998 veta që ndiqeshin në 2A.
2- 12790 veta në kontroll operativ 2B.
3- 717 persona në përpunim paraprak (masë e përkohshme).
4- 64702 persona në listën e kontingjenteve.
Këta ishin vetëm në lista dhe jo me dosje.
Me termin kontingjente nënkuptoheshin subjekte të deklasuar, me përbërje dhe qëndrim të keq politik dhe anti-parti, të infektuar me ideologji reaksionare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments