top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHOQËRIA SHQIPTARE ËSHTË PARAPOLITIKE; ËSHTË FOSHNJARAKE | PUSHTETMBAJTËSIT DHE PUSHTETKËRKUESIT TALLEN ME TË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 2 min read

Updated: Jul 12

ree

Theth, Shqipëri | Shoqëria shqiptare është parapolitike; është foshnjarake.


Nuk mbështetet mbi Kushtetutë dhe mbi ligje për të drejtat e saj.


Mbështetet mbi mashtrime zgjedhore; mbështetet mbi përfshirjen në korrupsion.


Kështu i humbi paratë në firma piramidale; kështu po humb kursimet në ndërtime pa leje.


Miliarda € dhe $ kanë shkuar në tym nga ndërtimet e paligjshme.


Qytetarët, në vend që tu kërkojnë institucionalisht me akte të shkruara pushtetmbajtësve që të hartojnë dhe të miratojnë Planet e Detajuara Vendore të Ndërtimtarisë, me qëllim që të dihet botërisht se çfarë lejohet të ndërtohet dhe ku lejohet të ndërtohet në zonat e tyre të banimit, bëjnë të kundërtën; dëgjojnë llogje politikanësh që njihen botërisht si super të korruptuar, të cilët, u premtojnë legalizime objektesh pa leje, por, pasi u marrin votën, shkojnë ua shembin duke ua rrënuar nga themelet.


Rol tejet negativ luan edhe gjoja opozita, e cila, nuk i këshillon qytetarët të mos ndërtojnë pa leje.


Përkundrazi, pret që ata të shkelin ligjet, me qëllim që të fitojë kapital politik në raport me pushtetmbajtësit, kur qeveria të ndërmarri aksione në terren për të vendosur sundimin e ligjit.


Sa akte të shkruara u kanë drejtuar thethjanët autoriteteve shtetërore për çështjen e Planit të Detajuar Vendor të zonës së tyre?


Sa?


A ka Plan të Detajuar Vendor zona e Thethit?


Nqs ka, a i përmbush ai Plan pritshmëritë, synimet dhe ambiciet që ata kanë për të ndërtuar në tokat e tyre dhe për të zhvilluar ekonomikisht zonën e tyre; për ta bërë zonën e tyre xhevahir të turizmit shqiptar?


Nqs nuk ekziston Plani i detajuar vendor, përse nuk ekziston?


Kush e mban peng?

Cilat interesa kriminale e mbajnë peng Thethin?

Cilat interesa kriminale duan që thethjanët të mos ndërtojnë në tokat e tyre stërgjyshore?


A duan oligarkët ta shtien në dorë Thethin dhe të investojnë atje qindra miliona € dhe $ dhe më pas t'i pajtojnë thethjanët si hyzmeqarë për të punuar në vendpushimet (resortet) e tyre?


A e kanë lejuar thethjanët zbatimin e ligjit marksist-leninist 7501 në zonën e tyre?


Sa përgjigje kanë marrë nga institucionet nqs u janë drejtuar me akte të shkruara?


A janë ato akte të shkruara të apelueshme në Gjykata, nqs ato akte bien ndesh me të drejtat e tyre?


Sa procese gjyqësore administrative kanë hapur thethjanët për të detyruar entet përgjegjëse të marrin në konsideratë kërkesat për zhvillimin e Thethit?


A kanë pajtuar privatisht thethjanët një studio arkiteturore me qëllim që të hartojë për ta një Plan të Detajuar Vendor, dhe më pas, atë Plan, t’ia paraqesin Bashkisë, Qarkut, Qeverisë qendrore, të cilave, t’u kërkojnë që ai Plan të miratohet me qëllim që të kanalizohen fuqitë e tyre financiare dhe dëshira e tyre për të punuar dhe jetuar me nder në tokat stërgjyshore?


Sa protesta kanë organizuar thethjanët se nuk u dëgjohet fjala për Planin e Detajuar Vendor të zonës së tyre?


Sa?


Asnjë!


Thethjanë, me këtë mënyrë të menduari dhe të vepruari jeni të marrë fund!

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page